Trajneri i Bërnlit, Niki Hajen, duket se për momentin nuk e ka në planet e tij Armando Brojën dhe kjo shihet nga zgjedhjet që ka bërë për ndeshjen e parë zyrtare. Bërnli luan sot në Kupën e Ligës përballë Nots Kaunti dhe sulmuesi shqiptar nuk është në plane.
Ai nuk është përzgjedhur jo vetëm në rreshtimin titullar për këtë duel, por nuk është përfshirë as mes alternativave në stol në ndeshjen që Bërnli luan në fushën e vet. Futbollisti nuk raportohet të ketë kaluar probleme fizike gjatë ditëve të fundit pasi është stërvitur rregullisht.
Në një situatë të tillë, duket qartësisht që te Bërnli nuk e konsiderojnë Brojën si pjesë të planeve për këtë sezon dhe sulmuesit do t’i duhet që të gjejë sa më shpejt një sistemim të ri.
