Rekord tifozësh! Prishtinës dhe Kosovës, lakmi ia kishte edhe Kroacia, edhe Sllovenia, edhe Bosnja dhe Hercegovina, edhe Mali i Zi, edhe Vojvodina dhe Maqedonia, ndërsa në Serbi të hutuar dhe nuk kishin fjalë nga ajo atmosferë në Kosovën e bukur, stadiumi i Prishtinës atmosferës argjentinase e braziliane. Kjo shihej më shumë se futboll nga ana e serbëve.
Dhe aq me tepër, një rekord që pothuajse nuk ishte thyer asnjëherë në Ligën e Dytë të ish Jugosllavi, rreth 35 mijë shikues në ndeshjen Prishtina – Zemuni, derbi i javës së 33-të të Ligës së Dytë Unike. Të gjitha rrugët e Kosovës çonin në Prishtinë, e diel e 6 majit e vitit 1990. Atmosfera sikur në kohën e kapitenëve Ramadan Cimili dhe Fadil Vokrri në edicionin 1983 – 1986.
Prishtina e demoloi skuadrën serbe, Zemuni me rezultat 4:0. Pas javës së 32-të, Proleteri kryesonte me 42 pikë, pasonin Zermuni 40, Sutjeska 49, Prishtina 39, Slloboda 37, Dinamo (V) 34, Shibeniku 34, Pelisteri 31, OFK Kikinda 31 pikë etj.
Sipas gazetës “Rilindja”, e cila mes të tjerash ka shkruar më 7 maj të vitit 1990: “Prishtinasit organizuan një aksion, të shpejtë e të saktë, por ishte dëm që nuk u kurorëzua me gol. Topi shkoi si nëpër pe, prej këmbës në këmbë: Kollari – Keçi – Bellopoja – Hasangjekaj, i cili krosoi. Ndërhyri Keçi dhe gjuajti me kokë, por pranë portës.
Si kurorë e kësaj shfaqjeje të rrallë sportive ishte goli i katërt. Besnik Kollari (minuta 88) thuajse ‘u hidhërua’ që nuk kishte shënuar gol dy ndeshje para përfundimit. Zemunasve ua dha goditjen e fundit dhe i ‘shtriu’ tërësisht përtoke. Nikolliqi e Stevanoviqi me faull e ndalën Koznikun bri 16-shit. Mysafirët e formuan barrikadën e gjallë.
Kollari pasi mirë e vendosi topin, nuk mori shumë hov. E shqelmoi topin me mjeshtri e me furi. E përballoi edhe murin shtatlartë e edhe portierin Kezhman, dhe 4:0. Më pastaj kënga u shtua edhe më shumë. Zemrat e spektatorëve u mbushën me shend e verë dhe u bënë mal. Prishtinasit e mundën kundërshtarin si me lojë ashtu edhe me rezultat. Dëshmuan se janë më të mirë.
Nuk e bënë asnjë faull, duke mos i lënë kundërshtarit asnjë fije shpresë për befasi e as ndonjë shkak që të ankohet se i është bërë padrejtësi”. Prishtina – Zemuni 4:0 Stadiumi i qytetit në Prishtinë. Spektatorë afro 35 mijë. Referoi Salem Proliçi i Sarajevës me asistimin e Branko Joviqit të Splitit e Gjoko Cvetkovskit të Shkupit.
Realizatorë: Mensur Nexhipi në minutën 24, Ardian Kozniku 54, Sunaj Keçi 71 dhe Besnik Kollari 88. Kartoni i verdhë: Stevanoviq e Nikoliq (Zemun).
PRISHTINA: Bozhidar Vuksanoviq 8, Goran Gjoroviq 8, Avni Stublla 7, Sunaj Keçi 9, Fehmi Hyseni 8, Muhamed Kolenoviq 8, Arbër Hasangjekaj 8, Besnik Kollari 9, Eroll Salihu 8 (Sadik Rrahmani), Mensur Nexhipi 9 (Abdyl Bellopoja) dhe Ardian Kozniku 8.
ZEMUNI: Kezhman 6, Stevanoviq 6, Vitoroviq 7, Grubor 6, Nikoliq 6, Petrovq 6, Miliçeviq 6, Jovanoviq 5 (Shestiq), Llçmanoviq 6, Kurçubiq 7 dhe Çuroviq 5 (Çaraliq)..
