Pas situatës së tensionuar në Kuvend, në seancën konstituive ku u sulmua me vezë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj kanë reaguar nga LVV-ja. Deputeti Dimal Basha në një postim në Facebook shkruan se kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë.
Ndërpritet seanca, nuk ka emër për kryeparlamentar – hidhen vezë në drejtim të Kurtit “Kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë! Edhe kush? Këta që Radojçiçin e pritshin në kryeministri e Listën Serbe e mbajshin në qeveri. Marrëzitë nuk kanë fund, por as populli nuk jau fal!”, shkruan Basha.
