Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 8 gusht. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.63 euro për litër, tre centë më lirë se të premten, kur çmimi ishte 1.66 euro.
Ndërkaq, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar, në 1.42 euro për litër, njëjtë sikurse të premten. Edhe çmimi i gazit vazhdon të jetë i pandryshuar, në 0.60 euro për litër. Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në orën dhe vlejnë për 24 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
