Zjarr në një objekt në Klinë, në flakë traktorë e pajisje bujqësore

0%

Një objekt në Klinë është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura. Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës . Nga zjarri është përfshirë një objekt ku ishin të vendosura automjete bujqësore, përfshirë traktorë, pajisje të tjera bujqësore dhe ushqim për kafshë.

Po ashtu, në objekt ndodhej edhe një komplet shtëpizë, përfshirë kuzhinë verore, si dhe rreth 1 mijë kilogramë miell. Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

Burimi: Bota Sot