Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është deklaruar pas skadimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Hamza ka thënë se PDK-ja do të përdorë të gjitha mjetet e lejuara demokratike për të reaguar ndaj situatës së krijuar, duke mos përjashtuar as mundësinë e protestave.
“Do të përdoren të gjitha mjetet e lejuara demokratike, që i bie se nuk përjashtohet as protesta”, tha Hamza. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
