Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë goditi Japoninë, ndërsa kirurgët po operonin një pacient në një spital, duke e detyruar ekipin mjekësor të përballet me dridhje të forta brenda sallës së operacionit. Pamjet nga salla e operacionit tregojnë mjekët duke kapur tavolinën e operacionit dhe duke mbrojtur pacientin ndërsa dhoma dridhet.
Një mjek është rrëzuar në dysheme ndërsa përpiqej të stabilizonte makineritë në lëvizje, ndërsa dy të tjerë kapen pas tavolinës së operacionit për ta ndaluar atë të lëvizë gjatë tërmetit. Raportohet se operimi u ndërpre për pak kohë, por më vonë rifilloi dhe përfundoi me sukses. Spitali u rikthye në shërbim normal më 5 gusht.
Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë goditi ishullin jugor të Kyushu në Japoni pasditen e 28 korrikut, duke lënë rreth 38 të vdekur dhe më shumë se 120 të lënduar. Shtëpi dhe ndërtesa të tjera u shembën, rrugët u çanë dhe mijëra prona mbetën pa energji elektrike si pasojë e kësaj.
