Identifikohen mbetje mortore në lokacionin e tretë në Zubin Potok

0%

Janë identifikuar dhe konfirmuar mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin Potok. Në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim zbardhjen e të gjitha rrethanave.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional”- theksohet në komunikatë.

Gërmimet në Zubin Potok Për disa ditë rresht janë kryer gërmime edhe në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku, siç kishte mësuar KALLXO.com, ishin gjetur d isa mbetje mortore. Gërmimet kanë vazhduar edhe në fshatin Jabukë, ku në orët e vona të së hënës janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vlerësimet fillestare, sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, tregonin se ato u përkasin viktimave të zhdukura me forcë gjatë luftës. Më , Prokuroria Speciale kishte kërkuar që në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut të fillonin gërmimet, nën dyshimin për një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Në lidhje me këtë rast, fillimisht ishin arrestuar dy persona. Ndërkaq, edhe një i dyshuar tjetër u arrestua nga Policia e Kosovës më , si i dyshuar për krime lufte. Procesi i gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut është ende në fazën e hetimeve. Dje, më , hetimet për mbetje mortore në Zubin Potok janë zgjeruar edhe në një lokacion të tretë.

Për gërmimet në Zubin Potok dyshohet se bëhet fjalë për 23 intelektualët, të cilët, sipas rrëfimit të familjarëve për KALLXO.com, janë zhdukur para 27 vitesh në këtë zonë.

Burimi: Kallxo