“Është një shaka, po na marrin për budallenj”, legjenda e Real

0%

Legjenda e Real Madridit, Fernando Morientes, ka kritikuar ashpër klubin madrilen për mënyrën se si e ka menaxhuar interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, i cili tashmë është pranë një transferimi te rivali i përbetuar, Barcelona.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën është një prej objektivave kryesorë të Barcelonës dhe, sipas raportimeve të fundit, katalunasit janë gjithnjë e më afër sigurimit të shërbimeve të tij. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të forta në Madrid, ndërsa një prej tyre ka ardhur nga Morientes, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj klubit që dikur e përfaqësoi. “Është një shaka.

Ata na marrin për budallenj. Është e qartë se Real Madridi nuk e donte Rodrin. Real Madridi nuk fle në gjumë në situata të tilla. Mund të flesh kur bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë 14-vjeçar, por jo për një lojtar të këtij lloji”, deklaroi Morientes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ish-sulmuesi i Real Madridit e ka konsideruar të pajustifikueshme mënyrën se si klubi madrilen po përpiqet t’ia atribuojë vetë Rodrit vendimin për t’iu bashkuar Barcelonës. Pse Rodri i tha “jo” Real Madridit për Barcelonën? Zbulohen tri arsyet që ia komunikoi bordit madrilen “Real Madridi nuk i ka bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme.

Tani ia kalojnë përgjegjësinë Rodrit, duke thënë se ai donte të nënshkruante për Barçën për shkak të stilit të lojës. Kjo është një shaka me shije të keqe për ata prej nesh që e njohin futbollin”, shtoi ai.

Morientes kujtoi gjithashtu disa prej transferimeve më të mëdha në historinë e Real Madridit, duke argumentuar se kur klubi madrilen ka qenë vërtet i vendosur për një lojtar të klasit botëror, ka arritur ta sigurojë atë. “Kur Real Madridi ka shkuar pas një transferimi të këtij lloji, ia ka dalë ta realizojë: Figo, Zidane, Owen, Ronaldo…

Askush të mos vijë të më thotë tani se Rodri donte të luante diku tjetër”, përfundoi Morientes. Deklaratat e tij vijnë në një moment kur Barcelona po avancon në përpjekjen për ta transferuar Rodrin, duke e kthyer garën për yllin spanjoll në një tjetër përplasje të madhe mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi