Tre klube angleze interesohen për yllin portugez

0%

Rafael Leao mund të largohet nga Milani këtë verë, pasi përfaqësuesit e sulmuesit portugez kanë nisur të shqyrtojnë mundësinë e një transferimi në Premierligë. Sipas mediumit britanik talkSPORT, Leao u është ofruar disa klubeve angleze, përfshirë Manchester United, Arsenal dhe Leeds United.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur hapa konkretë për negociata, ndërsa situatën e tij po e monitorojnë edhe klubet turke Galatasaray dhe Fenerbahçe. Leao ka kontratë me Milanin edhe për dy vite të tjera, ndaj klubi italian vazhdon të ketë fjalën kryesore për të ardhmen e tij.

Sulmuesi portugez pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar, me Premierligën që mbetet një nga destinacionet e mundshme për të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot