Abdixhiku: S’ka arsye të vonohet konstituimi i Kuvendit, jemi shumë

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye për shtyrjen e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se seanca duhet të ftohet sot më , duhet të përfundojë me themelimin e legjislaturës së re.

“Nuk kam lajme të reja, por jemi shumë, shumë larg marrëveshjes”- tha Abdixhiku pas takimit të katërt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Abdixhiku paralajmëroi se çdo vonesë mund ta thellojë paqartësinë kushtetuese dhe ta bëjë edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje politike. “Për LDK-në dhe për mua nuk ka arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit.

Sot duhet të ketë seancë dhe të konstituohet Kuvendi, e nuk duhet të futemi në paqartësi kushtetuese”- tha Abdixhiku. Ai shtoi se me kalimin e kohës mundësitë për një dakordim politik po zvogëlohen. “Sa më shumë që po vonohemi, edhe marrëveshja bëhet më pak e mundur. Jemi shumë, shumë, shumë larg ndonjë marrëveshjeje eventuale”- deklaroi Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Abdixhiku , ka vlerësuar se në rrethanat aktuale nuk ka arsye për mbajtjen e takimeve të reja politike nëse nuk ka ndryshim të qëndrimeve të palëve. “Në rrethanat e tanishme besoj që nuk ka nevojë të ketë takime pa pasur ndryshime në qëndrime”- deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku, ka deklaruar se qëndrimi i LDK-së mbetet që kandidati për president të propozohet nga kjo parti, ndërsa emri të dakordohet në bashkëpunim me partnerët e mundshëm të koalicionit. Sipas Abdixhikut, ofertat që LDK-ja të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri nuk janë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

“LDK ka kërkuar që presidenti të propozohet nga LDK-ja, ndërsa emrat të diskutohen me partnerët. Oferta që LDK të marrë zëvendëskryeministrin dhe disa ministri nuk është e mjaftueshme. S’mund ta trajtojmë me seriozitet”- deklaroi Abdixhiku. Abdixhiku, ka deklaruar se LDK-ja nuk pretendon postin e kryeministrit, duke theksuar se ai i takon partisë fituese të zgjedhjeve.

Sipas tij, edhe posti i kryetarit të Kuvendit i takon subjektit të parë, ndërsa përfaqësimi i vetëm që LDK-ja e konsideron si pjesë të një marrëveshjeje është posti i presidentit. “Kryeministri nuk na takon. Kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë. Përfaqësimi i vetëm mbetet presidenti”- tha Abdixhiku.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në seancën e datës , i ka kërkuar kohë shtesë për bisedime për presidentin, kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, gjatë seancën konstitutive. Pas kësaj kërkese u vendos që seanca të ndërpritet. E premtja e 7 gushtit, shënon afatin e fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Pas konstituimit të tij, nis automatikisht afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e Presidentit ose Presidentes së Republikës. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, Lëvizja Vetëvendosje u rendit e para me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës fitoi 19.44% të votave dhe 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.69% dhe 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi 6.74% të votave dhe shtatë ulëse. Nga 20 vendet e garantuara për komunitetet joshumicë, nëntë mandate i takojnë Listës Serbe dhe një Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Partia Demokratike Turke e Kosovës ka fituar dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë siguruar Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjve për Integrim (PSA), Koalicioni VAKAT, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat dhe Partia e Bashkuar e Goranëve.

Burimi: Kallxo