Aksident në Korenicë të Gjakovës, nëntë persona të lënduar

0%

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Korenicë të Gjakovës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës, Urgjencës dhe Zjarrfikësve.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës , ku janë përfshirë dy automjete. “Ju njoftojmë se sot, rreth orës , ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, nëntë persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi. Ndërkohë, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke u marrë me rastin për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com