Makthi i ri i Dinamos

0%

Dinamo do të luajë të enjten në Tiranë ndeshjen e kthimit ndaj Audës, një sfi dë që do të përcaktojë fatin e bluve në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Pas përballjes së parë në Letoni, skuadra e Ilir Dajës kërkon të shfrytëzojë avantazhin e shtëpisë dhe të sigurojë kualifi kimin, por rrugëtimi europian këtë sezon është shoqëruar me shumë vështirësi.

Përveç sfidave sportive ndaj kundërshtarëve, Dinamo është përballur vazhdimisht me probleme jashtë fushës, veçanërisht me çështjen e vizave dhe dokumentacionit të lojtarëve. Mungesat e detyruara kanë ndikuar në zgjedhjet e stafi t teknik dhe kanë krijuar situata të pazakonta për një ekip që synon të ecë sa më larg në Europë, teksa stafi teknik i ka vuajtur jo pak këto mungesa.

PROBLEMET ME VIZAT- Dinamo ka vuajtur shumë këtë edicion europian për shkak të problemeve me vizat e futbollistëve. Në turin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj Aluminij, tre lojtarë nuk ishin në dispozicion për shkak se nuk kishin siguruar vizën e nevojshme nga ambasada sllovene.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bëhej fjalë për Mustafa Koma, Brajt Xhejms dhe Malomon, tre futbollistë afrikanë që mbetën jashtë listës së trajnerit Ilir Daja për atë përballje. Një situatë që bëri që Dinamo të zbriste në fushë me një formacion tërësisht me futbollistë shqiptarë. Problemet me dokumentacionin u shfaqën sërish edhe në turin e tretë ndaj Audës.

Adamu Alhasan nuk mundi të udhëtonte drejt Letonisë, pasi nuk iu sigurua dokumentacioni i nevojshëm për të qenë pjesë e skuadrës në ndeshjen e parë. Kështu, në dy ture europiane, Dinamo është detyruar të përballet me mungesa të rëndësishme për arsye që nuk kanë lidhje me aspektin sportiv.

Pavarësisht këtyre vështirësive, Dinamo ka arritur të konkurrojë dhe të kalojë etapa të rëndësishme në Europë. Skuadra eliminoi Astanën dhe siguroi përballjen me Audën, por rrugëtimi ka treguar edhe anën tjetër të një aventure ku problemet administrative kanë ndikuar drejtpërdrejt në përgatitje.

Rastet e mungesave për shkak të vizave kanë qenë një pengesë e përsëritur për blutë, të cilët janë detyruar të menaxhojnë ndeshjet europiane me një grup jo të plotë. GJENDJA E SKUADRES- Për ndeshjen e kthimit ndaj Audës, Dinamo do të ketë një futbollist më shumë në dispozicion. Adamu Alhasan rikthehet në grup, pasi mungoi në Letoni për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Mesfushori, i afruar gjatë merkatos së verës, pritet të jetë një alternativë më shumë për Ilir Dajën. Nga ana tjetër, Përndreca nuk do të jetë pjesë e kësaj sfi de, pasi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë. Gjithashtu, mungesë do të jetë edhe Mustafa Koma, i cili pritet të largohet nga Dinamo për të vazhduar karrierën në Belgjikë te Genk.

Sulmuesi 19-vjeçar nga Gambia ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar, duke lënë gjurmë me paraqitjet dhe golat e tij. Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe trajneri Ilir Daja do të ketë në dispozicion grupin për duelin vendimtar ndaj Audës në Tiranë.

Burimi: Bota Sot