Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, sot më , ku pritet të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Para takimit, Abdixhiku tha se nuk sheh asnjë arsye për vonimin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë pa pengesa.
“Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit”- deklaroi ai. Ai shtoi se LDK-ja nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon vonesa në këtë proces, duke ia lënë përgjegjësinë partisë së parë. “LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla.
Kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë”- tha Abdixhiku. Kreu i LDK-së u shpreh se, nëse vonesat po përdoren si taktikë negociuese, qëndrimi i partisë së tij mbetet i pandryshuar. “Në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”- theksoi ai.
Abdixhiku bëri të ditur se pas përfundimit të takimit me Kurtin do të deklarohet sërish para mediave në hapsirat e Kuvendit të Kosovës.
