Takohen sërish Abdixhiku me Kurtin

0%

Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike për konstituimin e Kuvendit.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë zhbllokimi i procesit të konstituimit të Kuvendit dhe formimi i institucioneve të reja të Kosovës. Ky takim vjen në një kohë kur afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa partitë politike po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com