Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen bashkë në Paris, shtohen

0%

Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas paraqitjes së tyre të fundit në Paris, ku çifti u pa duke kaluar kohë së bashku në një palestër. Dalja e tyre vjen mes spekulimeve se dyshja mund të jenë martuar fshehurazi.

Modelja 31-vjeçare u shfaq elegante me një bluzë të bardhë transparente dhe një palë reçipeta të zeza, ndërsa në dorën e saj të majtë u vu re një unazë që nxiti më shumë diskutime. Sipas raportimeve, ajo mund të jetë një unazë luksoze nga marka franceze e bizhuterive Boucheron, shkruan DailyMail.

Thashethemet për një hap më serioz në lidhjen e tyre nisën pasi çifti u pa me unaza të ngjashme, ndërsa disa burime kanë pretenduar se ata i mbajnë këto bizhuteri prej disa muajsh. Megjithatë, as Gigi dhe as Bradley nuk kanë konfirmuar publikisht ndonjë martesë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çifti, i cili u afrua pas takimit në vitin 2023, është bërë gjithnjë e më i pandashëm, duke përfshirë edhe familjet e tyre në këtë marrëdhënie. Gigi është nënë e vajzës Khai nga lidhja me Zayn Malik, ndërsa Cooper ka vajzën Lea De Seine nga romanca e mëparshme me Irina Shayk.

Pavarësisht vëmendjes së madhe, dyshja kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen larg ekspozimit publik dhe deri tani nuk kanë bërë dalje zyrtare së bashku në tapetin e kuq.

Burimi: Telegrafi