Spanja e Portugalia kundër Marokut, kërkohet përjashtimi i tij nga

0%

Tensionet diplomatike mes Spanjës dhe Marokut për krizën e migracionit në Ceuta kanë kaluar kufijtë e politikës dhe mund të ndikojnë edhe në organizimin e Kupës së Botës 2030. Turneu, që do të zhvillohet bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, rrezikon të përfshihet në një përplasje politike, pasi partitë e majta në Madrid dhe Lisbonë kërkojnë rishikimin e bashkëpunimit me Rabatin.

Në Spanjë, koalicioni i majtë Sumar, pjesë e qeverisë së kryeministrit Pedro Sánchez, ka paraqitur një propozim në Kongres duke kërkuar që vendi të rishqyrtojë organizimin e përbashkët të Botërorit me Marokun. Edhe në Portugali janë shtuar zërat kundër bashkëpunimit me Rabatin.

Partia pro-evropiane e majtë Livre i ka dërguar një letër kryeministrit Luís Montenegro dhe Federatës Portugeze të Futbollit, duke kërkuar përjashtimin e Marokut nga organizimi i Botërorit. Në dokument përmenden incidentet në Ceuta, si edhe akuzat e kahershme ndaj Marokut për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të popullit Saharaëi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Federata Portugeze e Futbollit ka deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet, por thekson se deri tani nuk ka pasur asnjë kërkesë apo shqetësim zyrtar nga organet ndërkombëtare të futbollit.

Në të njëjtën kohë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po shqyrton mundësinë që finalja e Kupës së Botës 2030 të zhvendosej nga Madridi në Rabat, në këmbim të mbështetjes së Marokut për kandidaturën e tij në zgjedhjet për president të FIFA-s në vitin 2027.

Pavarësisht mohimeve, polemikat rreth organizimit të Kupës së Botës 2030 po intensifikohen, duke rritur pasigurinë mbi një projekt që deri më tani konsiderohej simbol i bashkëpunimit mes tre vendeve.

Burimi: Bota Sot