Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Qershor 2026. Sipas njoftimit bëhet e ditur se numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje gjatë muajit qershor 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga të dhënave zyrtare, në qershor të këtij viti në hotele janë regjistruar gjithsej 70.234 vizitorë.
Prej tyre, 28.638 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 41.596 ishin vizitorë të huaj. Siç thuhet në njoftim krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve ishte 63.502, këtë vit është shënuar një rritje prej 10,6 për qind. “Në Qershor 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 70.234 prej tyre vizitorë vendorë ishin 28.638 dhe vizitorë të jashtëm ishin 41 596.
Krahasuar me muajin Qershor të vitit 2025 (sa ishin.63 502 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.6 për qind.”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, numri i net-qëndrimeve ishte 163.739, prej tyre 85.783 (52,4 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 77.956 (ose 47,6 %) vendorët e brendshëm.
“Numri i vizitorëve dhe net qëndrimet e tyre (Qershor 2026 / Qershor 2025)”, thuhet në njoftim. Ndërsa, sa u përket vizitorëve të huaj në muajin qershor 2026, krahasuar me periudhën paraprake (qershor 2025) pati një rritje të vizitorëve për 5.2 për qind.
“Në total, 41 596 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
