Inteligjenca Artificiale po përdoret për projektimin e viruseve të

0%

Inteligjenca Artificiale është përdorur për projektimin e viruse të reja që janë plotësisht funksionale dhe mund të replikohen në laborator, thonë studiuesit amerikanë, raporton televizioni britanik, BBC.

Është hera e parë që gjenome të tëra projektohen me sukses nga Inteligjenca Artificiale. 16 viruse të reja që rezultuan u krijuan për t’i infektuar bakteret dhe nuk përbënin kërcënim për njerëzit. Ky zbulim është etiketuar si “pikë kthese shumë e rëndësishme” në shkencë që mund të hapë një epokë të re për trajtimin e sëmundjeve.

Por ekspertët kanë paralajmëruar gjithashtu se viruset e projektuara nga Inteligjenca Artificiale ngrenë shqetësime “urgjente” për sigurinë. Mjetet e Inteligjencës Artificiale po përparojnë me shpejtësi dhe tashmë janë përdorur për projektimin e antibiotikëve të rinj. Por kjo është relativisht e thjeshtë krahasuar me projektimin e një virusi të ri të qëndrueshëm nga e para.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky është një hap tjetër në kompleksitetin që mund të projektohet nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese, kjo është hera e parë që Inteligjenca Artificiale gjeneruese përdoret për projektimin e një gjenomi të plotë, është diçka që mund të replikohet dhe të ketë funksione të tjera brenda qelizave… ky ishte një territor i ri për ne”, ka treguar për BBC-në Brian Hie, profesor asistent në Universitetin e Stanfordit.

Teknologjia funksionon ngjashëm me modelet e mëdha gjuhësore, si ChatGPT, të cilat parashikojnë sekuencat e tekstit. Në këtë rast, modelet e Inteligjencës Artificiale, të njohura si Evo1 dhe Evo2, parashikojnë gjuhën e jetës në vend të fjalëve. Modelet e Inteligjencës Artificiale u trajnuan në kode gjenetike nga viruset, bakteret, bimët dhe njerëzit.

Ato u rafinuan më pas për të prodhuar një lloj virusi, të njohur si bakteriofag, i cili infekton vetëm lloje specifike të baktereve. Hulumtuesit e Stanfordit zgjodhën 302 modelet më premtuese të Inteligjencës Artificiale dhe i sintetizuan ato në laborator. Nga këto, 16 rezultuan efektive në vrasjen e baktereve E. coli. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo