Sulmuesi anglez Ivan Toney është akuzuar për sulm në një klub nate në Soho të Londrës, ka bërë të ditur Policia Metropolitane e Londrës. Rasti lidhet me një incident që dyshohet se ka ndodhur më 6 dhjetor të vitit të kaluar, në një klub nate në Wardour Street. Sipas policisë, Toney, 30-vjeçar, është akuzuar të enjten, më 31 korrik, për sulm që ka shkaktuar dëmtime trupore.
“Ivan Toney, 30 vjeç, nga Northampton, është akuzuar të enjten, më 31 korrik, për sulm që ka shkaktuar dëmtime trupore”, thuhet në deklaratën e policisë. Toney do të paraqitet para Westminster Magistrates’ Court më 24 shtator, ku pritet të nisë procedura gjyqësore ndaj tij. Futbollisti aktualisht aktivizohet te Al Ahli në Saudi Pro League dhe sezonin e kaluar shënoi 42 gola.
Ai ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës 2026. Përfaqësuesit e Toneyt ende nuk kanë dhënë një koment lidhur me akuzën.
