MSH-Maqedoni: Nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin

0%

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njofton se nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin “Foster” në barnatore pa pagesë shtesë.

“Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga kompania, mbajtëse e autorizimit për vendosjen në treg të ilaçit “Foster”, i cili gjendet në Listën Pozitive të Ilaçeve se janë bërë ndryshime në interes të pacientëve që e përdorin këtë ilaç.

Duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së barit me recetë. E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ndërmerr aktivitete që synojnë rritjen e disponueshmërisë dhe mundësimin e qasjes së pacientëve në barna me çmime më të përballueshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Burimi: Telegrafi