Një tjetër rast vjedhjeje është raportuar në Ferizaj, ku një i ri ka mbetur pa motoçikletën e tij vetëm pak orë pasi e kishte parkuar pranë banesës. Sinjali mëson se viktimë e rastit është A. A. 43 vjeçar. Sipas burimeve, ai e kishte parkuar motoçikletën e tij, me ngjyrë bardhë e zi dhe me targa 05-812-RA, rreth orës , në rrugën “Sadik Tafarshiku”, afër gjellëtores “Fla-Med”.
Megjithatë, kur rreth orës ka shikuar nga dritarja e banesës, ka mbetur i shtangur. Motoçikleta nuk ndodhej më aty ku e kishte lënë. I dëmtuari ka njoftuar menjëherë Policinë, duke dyshuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur motoçikletën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e motoçikletës.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e motoçikletës” dhe mbetet nën hetime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
