Policia shpëton një 31-vjeçar nga një situatë e rrezikshme,

0%

Një person 31-vjeçar është shpëtuar nga Policia e Kosovës pas një situate të rrezikshme që ndodhi pasditen e së enjtes në Parkun e Lirisë në Ferizaj. Sipas policisë, më , rreth orës , Stacioni Policor në Ferizaj u njoftua se një person i gjinisë mashkullore po tentonte t’i bënte keq vetes dhe dyshohej se kishte me vete një armë zjarri.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, pjesëtarët e Qendrës së Komunikimit Rajonal vendosën kontakt me personin dhe zhvilluan komunikim të vazhdueshëm për ta qetësuar situatën, duke e bindur që ta largonte armën dhe ta vendoste në një vend të sigurt deri në arritjen e patrullave policore.

Në vendngjarje reaguan njësitet e Stacionit Policor në Ferizaj, të cilat arritën ta qetësojnë personin dhe ta largojnë armën e zjarrit, një pistoletë që ndodhej pranë tij në një stol të parkut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit mes Qendrës së Komunikimit Rajonal dhe patrullave policore, personi u largua i sigurt nga zona dhe më pas u shoqërua në stacionin policor, ku mori ndihmë mjekësore dhe trajtim nga ekipi i Emergjencës.

Për rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe familjarët e personit, ndërsa në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Policia ka konfiskuar armën e zjarrit së bashku me gjashtë fishekë dhe ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve, duke falënderuar edhe ekipet emergjente të Spitalit të Ferizajt për reagimin dhe trajtimin profesional.

Burimi: Bota Sot