Golfi i braktisur në qarkoren e Gjakovës zbulon dyshime për

0%

Një veturë e braktisur në një rrugë në ndërtim në qarkoren e Gjakovës ka ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, pasi gjatë verifikimeve janë konstatuar mospërputhje mes identitetit të automjetit dhe dokumentacionit që ndodhej në të. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një Volkswagen Golf 4, i cili është gjetur i braktisur mbrëmjen e 6 gushtit, rreth orës , në rrugën qarkore të Gjakovës.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit policor është konstatuar se numri identifikues i veturës nuk përputhej me të dhënat në targat dhe librezën e automjetit, duke ngritur dyshime për falsifikim të dokumentacionit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumenteve”, ndërsa automjeti është sekuestruar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Gjakovë për ekzaminime të mëtejshme. Deri më tani nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e origjinës së automjetit dhe identifikimin e personave përgjegjës janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com