Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me

0%

Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në pikëkalimin kufitar Batrovci–Bajakovo, mes Serbisë dhe Kroacisë, si pasojë e fluksit të madh të mërgimtarëve që po kthehen drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore.

Në këtë pikë kufitare janë regjistruar pritje të gjata dhe kolona kilometërshe, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të kenë durim dhe të planifikojnë udhëtimin me kohë.

Sezoni veror çdo vit sjell ngarkesë të shtuar në kufirin Serbi–Kroaci, i cili konsiderohet një nga pikat më të frekuentuara të tranzitit për mërgimtarët nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit që udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com