Gazeta Sinjali raportoi më parë për një aksident trafiku në aksin rrugor Gjilan–Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur më , rreth orës .
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë”, ka thënë Osmani. Ai bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. “Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar ai.
Osmani shtoi se hetuesit policorë të trafikut po vazhdojnë me veprimet për sqarimin e rastit. “Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë. Aksident mes dy veturave në Gjilan, s’dihet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
