Bie për disa centë çmimi i naftës – MINTI publikon çmimin e derivateve

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 7 gusht. Sipas vendimit të MINTI-t sot çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.66 euro për litër, më lirë për 6 centë se të enjten, sa ishte 1.72 euro për litër.

Sot çmimi i benzinës është 1.42 euro për litër, tre centë më lirë se të enjten sa ishte 1.45 euro për litër. Gazi vazhdon të jetë me çmim të njëjtë, 0.60 euro për litër. Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora dhe zgjasin 24 orë.

Burimi: Telegrafi