Aksident mes dy veturave në Gjilan, s’dihet për të lënduar

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente. Për momentin nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar, ndërsa shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar dhe detajeve të tjera lidhur me rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com