Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, raportohen dy të vdekur dhe 15

0%

Një sulm me armë zjarri ka tronditur një shkollë në provincën Nonthaburi, pranë Bangkokut në Tajlandë, ku sipas raportimeve të fundit kanë mbetur të vrarë të paktën dy persona, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur. Sipas policisë tajlandeze, autori i sulmit ishte një nxënës i klasës së nëntë, rreth 14 vjeç.

Pas sulmit, ai u gjet i vdekur, ndërsa autoritetet ende nuk kanë sqaruar nëse vrau veten apo u neutralizua nga policia. Mediat tajlandeze raportojnë se në mesin e viktimave është një mësues, ndërsa Reuters ka bërë të ditur se katër persona të tjerë janë plagosur. Një nxënës i shkollës tha për Reuters se fillimisht kishte menduar se zhurmat ishin fishekzjarre.

“Në fillim nuk mendova se ishte armë. U dëgjuan shumë të shtëna, pastaj u qetësua dhe filluan sërish”, ka rrëfyer ai. Gjatë incidentit, policia u bëri thirrje nxënësve dhe stafit të fshiheshin në ambiente të sigurta, pasi autori dyshohej se ndodhej në klasën e kompjuterëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë nxënës që largohen me vrap nga shkolla, ndërsa prindër dhe mësues të shqetësuar prisnin jashtë objektit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com