Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra presin një fëmijë: Ajo

0%

Alexandra Leclerc, gruaja e pilotit të Formula 1 të Ferrarit, Charles Leclerc, tërhoqi vëmendjen duke treguar barkun e saj shtatzënë gjatë pushimeve në Sardenjë. Çifti u fotografua në jahtin e tyre me vlerë më shumë se 20 milionë dollarë. Ajo kishte veshur bikini, dhe barku i saj shtatzënë ishte në plan të parë.

Të dy ende nuk kanë komentuar publikisht për faktin se së shpejti do të bëhen prindër. Reagimet pasuan në rrjetet sociale. “Fëmija i tyre i dytë është rrugës. Fëmija i parë është qeni i tyre”, “Familje e bukur”, “U uroj vetëm lumturi”, janë disa prej tyre. Ata u martuan në shkurt të këtij viti në një ceremoni madhështore në Monako. Charles ka folur më parë për aspiratat e tij personale.

“Kam edhe ambicie personale, siç është krijimi i një familjeje, të cilën mund ta arrij duke vazhduar të ndjek titullin e kampionit të botës”, tha ai në një intervistë me Le Journal de Femmes. Kur u pyet nëse do të donte që djali i tij të ndiqte gjurmët e tij, ai tha se do të donte që ai të bënte diçka tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Është tashmë e vështirë për mua të shoh vëllanë tim më të vogël, Arthurin, të garojë. As nuk guxoj ta imagjinoj të kem një fëmijë”, tha ai më parë.

Burimi: Telegrafi