Arsenal po ndjek me sy e vesh situatën

0%

Ditën e djeshme u zhvillua një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Vinicius Junior dhe atyre të Real Madridit, që u përfaqësua nga Josa Angel Sanchez dhe Juni Calafat. Cadena SER zbulon se nga ky takim nuk apti shtrëngim duarsh mes palëve. Real Madrid ka ndryshuar disi ofertën në krahasim me ato të kaluarat, duke shkuar në një pagë vjetore 24 milionë euro.

Vinicius kërkon 30 milionë euro në sezon. Një pikë që ende ka nevojë për diskutim është për bonusin e rinovimit dhe të drejtat e imazhit, ku Reali propozon një marrëveshje 50/50, ndërsa Vinicius Junior kërkon më shumë se 50%. Sipas asaj që bën të ditur AS, Real Madrid dëshiron një përgjigje të menjëhershme. Vendimi tani i takon Vinicius.

Arsenali po ndjek me shumë interes situatën dhe është gati të ndërhyjë me një ofertë bujare për brazilianin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot