Stacioni Kulturor, një qendër e re arti në Prishtinë

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po vazhdojnë përgatitjet për funksionalizimin e “Stacionit Kulturor”, një hapësirë e re e dedikuar artit, kulturës dhe aktiviteteve komunitare në kryeqytet.

Sipas Ramës, projekti synon të krijojë një qendër për artistët, krijimtarinë, dialogun dhe komunitetin, duke ofruar një vend ku idetë zhvillohen, frymëzimi nxitet dhe aktivitetet kulturore gjejnë mbështetje.

Ai ka bërë të ditur se projekti parasheh transformimin e një hapësire të lënë pas dore në një pikëtakim të gjallë për artin dhe qytetin, me synimin që ajo të shërbejë si një qendër e re për zhvillimin e jetës kulturore në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rama ka theksuar se Komuna e Prishtinës po vazhdon investimet në kulturë, kreativitet dhe në krijimin e hapësirave publike që kontribuojnë në zhvillimin e jetës urbane dhe kulturore të kryeqytetit.

Burimi: Bota Sot