Llapi përforcohet me mbrojtësin 19-vjeçar

0%

KF Llapi nga Podujeva ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të talentuar, Gentrit Hetemaj. “Hetemaj, 19-vjeçar dhe me gjatësi prej 188 cm, vjen te Llapi pas eksperiencës në futbollin gjerman, ku ishte pjesë e akademisë së SV Darmstadt 98, ndërsa gjithashtu ka përfaqësuar Kosovën U19 në garat ndërkombëtare.

Me potencialin dhe eksperiencën e fituar në futbollin gjerman, Gentrit Hetemaj pritet të jetë një tjetër përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë në rrugëtimin drejt objektivave të sezonit 2026/27. Gentrit Hetemaj ka firmosur kontratë me KF Llapi deri në vitin 2029”, ka njoftuar Llapi.

Burimi: Bota Sot