Mareska synon t’ia rrëmbejë ish-skuadrës…

0%

Siti ka bërë lëvizjen e parë konkrete për transferimin e Pedro Netos. Sipas raportimeve, gjiganti anglez ka kontaktuar zyrtarisht përfaqësuesit e sulmuesit portugez, duke e vendosur atë në krye të listës së objektivave për repartin ofensiv.

Trajneri Mareska e sheh Neton si një opsion ideal për krahun e sulmit, ndërsa e ardhmja e Savinjos mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e kësaj marrëveshjeje. Në rast të largimit të brazilianit, Siti pritet të intensifikojë negociatat për portugezin. Për Pedro Neton interesim ka shfaqur edhe Totenhemi, megjithatë londinezët kanë prioritete të tjera në merkato.

Një tjetër faktor vendimtar mbetet edhe qëndrimi i Celsit, i cili e vlerëson lart lojtarin dhe e konsideron një pjesë të rëndësishme të projektit të trajnerit Alonso për sezonin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot