Lista Serbe, ka njoftuar se pesë përfaqësues të këtij subjekti: Igor Simiq, Ivan Zaporozac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, kanë pranuar ftesë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë në cilësinë e të pandehurve që të japin deklaratë më .
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila tha se pesë persona janë ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurve, nën dyshimin për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Lista Serbe pretendon se ata po ndiqen penalisht për shkak se kanë qenë në krye të institucioneve serbe, të cilat Prishtina nuk i njeh.
“Kjo është pjesë e një plani më të gjerë që synon përndjekjen e popullit serb dhe vazhdimin e presionit institucional ndaj të gjithë atyre që qëndrojnë pranë popullit të tyre”- thuhet në e tyre. Prokuroria ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
Më , për këtë vepër penale u intervistuan në Polici ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, si dhe Igor Simiq, drejtor i Drejtorisë së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor për Kosovën, strukturë paralele e Serbisë në veri të Kosovës.
Më , ishte intervistuar edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq. Intervistimet u zhvilluan pasi ata dyshoheshin për falsifikim të dokumenteve në ish-komunat paralele, të cilat autoritetet e Kosovës i mbyllën më .
