Sadiku kritikon bashpartiakët për qëndrimin ndaj ligjit për

0%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar partinë e tij për mënyrën se si ka kundërshtuar ligjin për fitimin e shtetësisë për ata që kanë hequr dorë më herët, duke thënë se LDK-ja nuk ka bërë mjaftueshëm për ta penguar miratimin e tij.

Në një postim në Facebook, Sadiku tha se pajtohet me një qytetar të ri që kishte kërkuar llogari nga përfaqësues politikë në shesh, duke shtuar se të njëjtën përgjegjësi duhet ta kërkojë edhe nga ai dhe LDK-ja. “Është e vërtetë që kemi votuar kundër këtij ligji, por e kemi bërë me një heshtje të çuditshme.

E kemi lejuar Kurtin, Vetëvendosjen dhe Listën Serbe ta kalojnë këtë ligj me shumë lehtësi”, ka shkruar Sadiku. “Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni”, njëri nga protestuesit i drejtohet Bedri Hamzës Ai tha se LDK-ja, sipas tij, është dashur të ndërmarrë veprime më të forta për ta kundërshtuar miratimin e ligjit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ne është dashur të protestojmë, ta bllokonim votimin dhe të bënim gjithçka që ishte në dorën tonë për ta ndalur këtë të keqe. Nuk e bëmë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së. Sadiku ka thënë se qytetarët duhet të kenë të drejtë t’u kërkojnë llogari deputetëve për veprimet dhe mosveprimet e tyre. “Prandaj, sot duhet t’i dëgjojmë dhe t’i pranojmë qytetarët kur na kërkojnë përgjegjësi.

Kjo është pjesë e përgjegjësisë që vjen me mandatin dhe me besimin që na kanë dhënë”, ka shkruar ai. Sadiku kritikon edhe Albulena Haxhiun Në një postim tjetër, Sadiku ka komentuar betimin e Albulena Haxhiut si deputete, duke kritikuar situatën institucionale në Kuvend. “Sot Albulena Haxhiu u betua si deputete.

Në të njëjtën kohë është ushtruese e detyrës së Kryetares së Kuvendit dhe ushtruese e ushtrueses së detyrës së Presidentes”, ka shkruar Sadiku. Ai e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën e qeverisjes dhe funksionimit institucional. “Dmth krejt kjo katrahurë me një parti që i ka fitu votat me qeverisë e po bon hajgare.

Derisa nuk janë në gjendje me kry një punë, ama hajgare po”, ka deklaruar Sadiku. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi