“Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë

0%

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se “u pa qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Sot u pa qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave, por zgjedhje politike e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe që Kuvendi të mos votohej për konstituimin e tij.

Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë krejtësisht e qartë në aktgjykimin e saj: Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve”, ka shkruar ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje sipas saj, mosveprimi i sotëm nuk është vetëm papërgjegjësi politike, është shpërfillje e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe e detyrimeve që burojnë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. “Kosova nuk mund të mbahet peng për llogari të kalkulimeve politike të një njeriu apo një partie. Albin, mjaft.

Konstituoje Kuvendin menjëherë dhe lëre Kosovën të ecë përpara”, ka shkruar Çitaku.

Burimi: Telegrafi