​Kurti fton Gjinin dhe Hamzën në takime: Zgjedhja e presidentit është

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për dialog politik dhe ka ftuar kryetarët e partive tjera që të marrin pjesë në takime për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Në një konferencë për media Kurti ka deklaruar se për arritjen e një marrëveshjeje nevojitet komunikim ndërmjet subjekteve politike, duke përmendur kryetarin e AAK-së, Ardian Gjini, dhe atë të PDK-së, Bedri Hamza.

Kurti fton Gjinin dhe Hamzën në takime “I bëj thirrje Ardian Gjinit, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Na duhet diskutim dhe komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar” , ka thënë Kurti.

Burimi: Bota Sot