Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për çështjen e presidentit mund ta vështirësojë marrëveshjen potenciale me njërën nga partitë parlamentare. “Që nga certifikimi, pa humbur kohë, kemi dashur t’u japim shans diskutimeve, ashtu siç patën kërkuar partitë opozitare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Diskutimi i radhës, pardje, tregoi se nuk ishte kohë e mjaftueshme për të arritur dakordim. Përballë kësaj situate, është e nevojshme t’i jepet shans vazhdimit të diskutimeve para se të lëvizim për konstituimin e Kuvendit, gjë që mund ta vështirësonte marrëveshjen potenciale dhe evitimin e zgjedhjeve të radhës.
Na duhet të marrim kohë shtesë për diskutime dhe vetëm atëherë kur dakordohemi për presidentin, të procedojmë për konstituimin e plotë të institucioneve”; ka thënë Kurti. Lajmi në përditësim..
