Ka ndërruar jetë Fatmir Olluri, 52-vjeçar nga Dobraja e Madhe e Lipjanit dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi u plagos me armë zjarri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 gushtit në Lipjan, ku Olluri u gjet i plagosur me armë zjarri. Ai fillimisht u dërgua për trajtim në QKUK, ndërsa pistoleta me dy fishekë u sekuestrua nga policia.
Policia njoftoi se më 5 gusht, rreth orës , 52-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”. Lajmi për vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta.
Dega e PDK-së në Lipjan, përmes kryetarit Shukri Buja, shprehu ngushëllime për familjen Olluri, duke kujtuar se Fatmir Olluri ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare dhe më pas kishte vazhduar angazhimin e tij në jetën publike.
