Ministri në detyrë i Punës, Familjes, Mbrojtjes Sociale dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare i Kosovës, Andin Hoti i uroi deputetët për mandatin, ndërsa tha se ata duhet të marrin përgjegjësi për formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit. Para seancës konstituive të Kuvendit, Hoti tha se deputetët duhet “ta lexojnë mirë betimin që do ta japin”.
“Uroj që secili prej deputetëve ta lexojnë mirë betimin që do ta japin, dhe kjo nënkupton që do të marrin përgjegjësi pastaj edhe për formimin e institucioneve, në këtë rast të qeverisë dhe Presidentit të Kosovës” , tha ai. Ai tha se nuk e di nëse Albulena Haxhiu do të jetë e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. “Këtë nuk e di. Për besë nuk e di”, tha ai.
