ESHS: Në muajin korrik çmimet hotelerike janë rritur për 1.1%

0%

Çmimet e shërbimeve të kateringut/hotelerisë në korrik të vitit 2026 janë rritur për 1.1% në krahasim me muajin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Çmimet e shërbimeve të kateringut/hotelerisë në korrik të vitit 2026 në krahasim mit të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur për 3.2%.

Çmimet e shërbimeve të kateringut/hotelerisë në periudhën janar – korrik 2026 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 2.9%, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2025 rritja është 1.1%. Çmimet në katering/hoteleri në korrik të vitit 2026, në krahasim me qershorin e vitit 2026, kanë shënuar rritje për 0.2% te ushqimet dhe për 5.6% te fjetjet.

Në grupet Pije alkoolike dhe Pije joalkoolike nuk janë shënuar ndryshime të çmimeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi