Cili është dallimi ndërmjet malazezëve dhe serbëve?

0%

Serbia është mjeshtre në krijimin e një realiteti paralel ku gjithçka është e kundërta e asaj që ndodh në të vërtetë. Një sjellje e tillë e elitave politike është e mundur vetëm në shoqëritë ku një pjesë e madhe e popullsisë është e paaftë të dallojë gënjeshtrën nga e vërteta, përrallën nga fakti dhe simulimin nga realiteti. Nga: Milutin L.

Cerović / aktuelno.me Përkthimi: Telegrafi.com Kjo është ajo tema e përhershme, prandaj le t’i shohim dallimet themelore – duke filluar nga identiteti. Çdo malazez ka dëshmi të gjalla të prejardhjes së vet: mënyrën si flet, fisin prej të cilit rrjedh, paraardhës që mund të ndiqen për më shumë se një mijë vjet prapa në kohë, trungje familjare të njohura e të degëzuara.

Këto janë gjëra që nuk mund të trillohen. Te shumica e serbëve, dëshmitë e tilla nuk ekzistojnë. Pikërisht për shkak të mungesës së një baze të prekshme identitare, ata detyrohen që çdo ditë, shpesh në mënyrë shumë agresive dhe vulgare, të “serbizojnë”. E vetmja dëshmi e serbizmit të tyre është një deklaratë gojore – një betim: “Për kokën e nënës, serb jam”. – Lexo po ashtu nga Milutin L.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cerović: Si gënjejnë prej një shekulli e gjysmë: Toponimet më të vjetra në Ballkanin Perëndimor Të njëjtat argumente vlejnë edhe për serbët e rremë në Mal të Zi. Ata fjalë për fjalë nuk kanë asnjë dokument, asnjë gjurmë serioze historike që do t’i mbështeste pretendimet e tyre.

Pikërisht për shkak të këtij hendikepi, serbët janë të detyruar të mohojnë, të përvetësojnë dhe të akuzojnë pothuajse të gjithë popujt e rajonit se “dikur kanë qenë serbë”. Këtë nuk e bën asnjë popull tjetër në botë. Vetëm ata identiteti i të cilëve qëndron mbi këmbë qelqi, që është hibrid dhe i paqartë. Si “lindën nga hiçi” serbët?

Njëqind e pesëdhjetë vjet më parë, Serbia ishte kryesisht një vend i shkretuar. Shumadia ishte e mbuluar me pyje, një hapësirë me rënie të madhe demografike. Kur osmanët u tërhoqën nga Serbia dhe Beogradi në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në atë vend gjysmë të zbrazët, nga Beogradi deri në Vranjë, u derdhën shumë popullsi nga rajoni.

Numri i banorëve u rrit me shpejtësi, duke arritur në atë kohë shifrën e jashtëzakonshme prej 1.6 milion banorësh. Kush ishin këta ardhacakë pas vitit 1878? Hebrenj, arumunë, vllahë, grekë, rumunë, romë, malazezë dhe shumë të tjerë. Pas njohjes ndërkombëtare të Serbisë në Kongresin e Berlinit, të gjithë ata u bënë brenda natës “serbë”.

Sepse, sipas kësaj logjike, kombi lind nga emri i shtetit, e jo nga gjaku, gjuha dhe vazhdimësia historike e popullit që jeton në të. Prandaj, serbët, si të tillë, në kuptimin klasik etnik nuk ekzistojnë në mënyrën se si ekzistojnë malazezët, kroatët, shqiptarët apo popujt e tjerë.

“Serb” është para së gjithash një kategori politike dhe shtetërore, e jo një identitet thellësisht i rrënjosur etnik. Prandaj, ekziston edhe ajo nevojë histerike për të dëshmuar se kush është “serbi më i madh” – më të zëshmit janë pikërisht ata që kanë më së paku dëshmi. Dëshmi e gjallë janë këta “serbë” në Mal të Zi, të cilët duan të jetojnë me një identitet të rremë.

Përfundim: Gjithçka që kanë malazezët, serbët nuk e kanë. Çdo malazez mund ta dëshmojë prejardhjen e vet deri në dhjetë ose më shumë breza. Shumica e serbëve nuk mund të shkojnë më larg se dy ose tri breza.

Nëse ekziston një popull në Ballkan me një identitet vërtet të dyshimtë dhe jo mjaftueshëm të qartë, atëherë janë pikërisht serbët – pavarësisht se sillen sikur gjysma e botës ka dalë prej tyre, e jo anasjelltas. Pikërisht ky fakt shpjegon pse Serbia përpiqet me ngulm t’ua ndryshojë identitetin të tjerëve, veçanërisht malazezëve.

Sepse, identiteti i saj është shumë i dyshimtë dhe i vështirë për t’u dëshmuar. Serbia është mjeshtre në krijimin e një realiteti paralel ku gjithçka është e kundërta e asaj që ndodh në të vërtetë.

Një sjellje e tillë e elitave politike është e mundur vetëm në shoqëritë ku një pjesë e madhe e popullsisë është e paaftë të dallojë gënjeshtrën nga e vërteta, përrallën nga fakti dhe simulimin nga realiteti.

Burimi: Telegrafi