Sot seanca konstituive, a do të ketë edhe votim të qeverisë?

0%

Sot në ora mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvend. Ende nuk është bërë e ditur nëse pas seancës konstituive do të ketë një seancë tjetër për formimin e Qeverisë së re.

Telegrafi.com do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha zhvillimet rreth seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit. – Bajrami: LDK e do pozitën e presidentit, jo të kryeministrit Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi të mërkurën para gazetarëve se nëse LDK-ja do të merrte pozitën e presidentit do të arrihej një balancë e pushteteve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bajrami në një deklaratë për media tha se atëherë do ta konsideronin me shumë kuriozitet ofertën e lëvizjes Vetëvendosje për ndarje pushteti.

“Kur kemi marrëveshje të tilla ku do të thosha ofrohet nga zoti Kurti disa pozita në qeveri të cilat në fakt pas disa javëve edhe mund t’i marrë, po edhe marrëveshje të tjera ku LDK-ja potencialisht mund ta marrë pozitën e presidentit dhe kjo konsideroj që është një balancë e pushteteve për Kosovën dhe pastaj natyrisht që do ta konsiderojmë me shumë seriozitet”, tha Bajrami.

Ajo tha se është kundër shkuarjes prapë në zgjedhje dhe se është pro një marrëveshjeje të mirë për Kosovën, rrjedhimisht edhe për LDK-në. – Sot seanca, por partitë ende pa marrëveshje politike Takimi i radhës i së mërkurës ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Kurti dhe Abdixhiku u takuan pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, por edhe aidiskutim nuk solli një dakordim përfundimtar mes dy partive. “Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje. Kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, deklaroi Kurti pas takimit. E seanca konstituive që do të mbahet sot në ora zhvillohet pa ndonjë marrëveshje politike.

Burimi: Telegrafi