Dështimi i tretë

0%

Nga: Donisa Fazliu dhe Rinesa Qorri Shpërndaje në: Ka dështuar edhe përpjekja e së mërkurës për një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për formimin e institucioneve të reja. Takimi Kurti-Abdixhiku i zhvilluar pa paralajmërim në Kuvend, nuk i ka dhënë zgjidhje postit të presidentit.

Para këtij takimi, është mbajtur mbledhja e deputeteve të LDK-së, disa prej të cilëve para mbajtjes së saj kanë thënë se kërkesa e tyre për presidentin garanton ekuilibër të pushteteve.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet të enjten Nuk ka prodhuar marrëveshje as takimi i tretë i realizuar ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku. Ndryshe nga dy takimet paraprake, ky i së mërkurës është zhvilluar në ndërtesën e Kuvendit, pa paralajmërim paraprak.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti, që ka fituar zgjedhjet e 7 qershorit, nuk ka shprehur disponim për të dhënë detaje nga takimi, por ka konfirmuar mungesën e arritjes së marrëveshjes. “Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit. E, Abdixhiku nuk është deklaruar dhe ka shmangur gazetarët, duke dalë nga dera e pasme e Kuvendit.

Edhe Arbëri 6 mar 2026 Dramë e re me aktorë të vjetër Paraprakisht ai ka qenë në mbledhjen e parë të deputetëve të zgjedhur të partisë që drejton, e të cilët kanë shprehur qëndrimin se nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje, në rast se ajo nuk ia garanton LDK-së postin e presidentit. Pas kësaj mbledhjeje, Abdixhiku ka refuzuar të japë informacione mbi detajet e negociatave me Kurtin.

“Nuk kam çka të shtoj. Nuk ka asgjë tjetër të re”, deklaroi shkurt ai para mediave. Ndryshe nga takimi i së mërkurës dhe ai i së martës, Kurti e Abdixhiku patën shprehur optimizëm për marrëveshje kur shtrënguan për herë të parë duart, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Pas atij takimi kryetari i LDK-së nuk pati përmendur postin e kreut të shtetit, kurse Kurti ka insistuar se bartësi i këtij posti duhet të jetë apartiak. Analisti politik, Artan Alija, ka shprehur bindjen se nëse nuk do të ketë koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme. “Mbetet të shihet nëse LVV dhe z.

Kurti janë të gatshëm të ia japin pozitën e presidentit të shtetit LDK-së, dhe nëse po, atëherë çdo gjë tjetër mund të tejkalohet. Pra nëse ka një pajtueshmëri të tillë atëherë konstituimi i institucioneve mund të bëhet shpejt, në të kundërtën sipas të gjitha gjasave nëse nuk ka një marrëveshje LVV-LDK vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje”, ka vlerësuar Alija.

Mbështetur në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e parakohshme nëse brenda 60 ditësh pas konstituimit të Kuvendit nuk zgjidhet presidenti.

Deputetë të zgjedhur të LDK-së thonë se presidenti duhet t’i takojë kësaj partie Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike kanë insistuar se posti i presidentit duhet t’i takojë kësaj partie, në marrëveshjen e mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

Qëndrim të këtillë kanë shprehu si ligjvënës që janë deklaruar pro shkarkimit të Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë, si ata që janë pozicionuar kundër. Para mbledhjes së parë të deputetëve që do ta përfaqësojnë LDK-në në legjislaturën XI, Jehona Lushaku-Sadriu tha se formula të tjera bashkëpunimi nuk garantojnë balancë.

Edhe Arbëri 20 min. më parë Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat edhe 9 zyrtarëve serbë shkaku i mosparaqitjes në punë “LDK-ja gjithmonë ka thënë se institucionet kryesore të kenë balancë. Edhe në këtë kuptim, kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së dhe pushteti të ndahet në mënyrë proporcionale”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Prej që janë mbajtur zgjedhjet e 7 qershorit, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin që kandidatët për presidentë duhet të jenë jopartiakë. Por, ligjvënës të linjës së fortë kundër Kurtit, por që kanë shprehur qëndrime kritike edhe ndaj Abdixhikut, kanë insistuar që posti më i lartë i shtetit t’i takojë LDK-së.

“Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit. Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hykmete Bajrami, deputete e sapozgjedhur e LDK-së.

Marrëveshje, që siç ka thënë, janë mbi interesat e ngushta partiake e individuale ka kërkuar deputeti tjetër i LDK-së, Armend Zemaj. “Marrëveshje që krijojnë stabilitet institucional, që ka partneritet të sinqertë dhe që nuk janë vetëm sa për sy e faqe ose sa për të përmbushur interesat e individit ose qëllimin e nënshtrimit të një partie mbi një parti tjetër”, është shprehur Zemaj.

Vetëvendosja bashkë me ligjvënës të komuniteteve, e pa përfshirë ata të Listës Serbe, ka numrin e mjaftueshëm të votave për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë. Por i mungojnë votat për zgjedhjen e presidentit, proces që në dy raundet e para kërkon pjesëmarrjen në votim të së paku 80 deputetëve.

Haradinaj në të njëjtën linjë me LDK-në për presidentin Deputeti i zgjedhur dhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie të drejtën për të qeverisur e vetme, duke theksuar se krijimi i institucioneve duhet të bazohet në bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës.

Sipas Haradinajt, ose posti i kryeministrit ose i presidentit duhet t’i takojë opozitës. “Për ta thjeshtuar edhe më shumë, nga dy postet e para, në këtë rast kryeministri që është posti kryesor, sepse udhëheq qeverinë, ekzekutivin dhe presidentin, njëri nga të dy postet në bazë të rezultatit zgjedhor i takon opozitës.

Ai që ka fituar zgjedhjet, nëse ka logjikë demokratike, e lexon kështu rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ka logjikë regjimi e që në fakt kjo logjikë po ndodh me Kurtin, ai nuk beson në ndarje të vendimmarrjes. Kurti po i kërkon të gjitha pozitat vendimmarrëse për vete. Po e poshtëron opozitën duke i ofruar vetëm pjesëmarrje në qeverisje”, ka thënë Haradinaj.

Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të, do të mblidhen të enjten për konstituimin e Kuvendit. Seanca është caktuar të nisë në orën dhe në rend të ditës do të jenë katër pika.

Pika e parë është: formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve; e dyta: betimi i deputetëve; e treta: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit; dhe e katërta: zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Me konstituim të Kuvendit, nis edhe rrjedhja e afatit prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, ku edhe është ngërçi më i madh mes partive.

E rrjedhja e afatit 15-ditësh për votim të qeverisë në Kuvend, nis pasi ushtruesja e detyrës së presidentit të mandatojë emrin e propozuar nga shumica. Edhe Arbëri 22 min. më parë Nga nesër kontrolle në gjithë zinxhirin e tregtimit të qumështit dhe produkteve të tij Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit të këtij viti ishin të tretat që u organizuan në harkun kohor prej një vit e gjysmë.

Në të tria, LVV-ja fitoi bindshëm. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka fituar 58 mandate dhe së bashku me partitë e komuniteteve joshumicë ka votat e mjaftueshme për ta konstituuar Kuvendin dhe krijuar Qeverinë e re, pasi për to kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 deputetësh. Megjithatë, çështja e zgjedhjes së presidentit kërkon dy të tretat e votave të Kuvendit.

Në dy rundet e para të votimit për zgjedhjen e presidentit, kërkohen votat e 80 deputetëve. Në rast se zgjedhja e presidentit dështon në dy runde, atëherë, në rundin e tretë të votimit, kandidati që merr 61 vota në Kuvendin me 120 vende, zgjidhet president.

Burimi: Koha