A do të largohet ylli i Dortmundit?

0%

Feliks Nmeça u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dortmundit sezonin e kaluar. Nuk është çudi që klubi i zgjati kontratën deri në vitin 2030. Megjithatë, spekulimet për të ardhmen e mesfushorit vazhdojnë dhe së fundmi janë intensifikuar sërish. Njukasëll Junajtid po e ndjek seriozisht Nmeçën.

Arsyeja është e qartë: largimi i afërt i Bruno Guimaraesh drejt Arsenalit do të lërë një boshllëk në mesfushë dhe lojtari i Dortmundit konsiderohet si një nga zëvendësuesit idealë. Raporti shton se tashmë kanë nisur bisedimet mes Njukasëllit dhe Dortmundit për një transferim të mundshëm, edhe pse ende nuk janë bërë publike shifra konkrete.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez janë të vetëdijshëm për kërkesat e larta të Dortmundit. Dortmundi nuk do të pranonte oferta nën 120 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot