Prishtinë, arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

0%

Policia ka njoftuar më se në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale – lëndim i rëndë trupor. Arrestimi i të dyshuarit R.G., 18-vjeç, u bë pas një pune intensive hetimore nga Sektori i hetimeve në Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit. “Rasti kishte ndodhur më në Hajvali të Prishtinës, ku si pasojë e një incidenti një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operative, është arritur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit R.G., 18 vjeç”- thuhet në njoftimin e Policisë. Pas intervistimit, sipas njoftimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Burimi: Kallxo