Partneritet i ri Shqipëri–Itali për industrinë detare

0%

Në Gjenovë të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë, është nënshkruar Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqërisë “Fincantieri Albania”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se kompania e re do ta ketë selinë në Vlorë. Sipas tij, ky partneritet përfaqëson një investim të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë detare shqiptare, duke synuar transferimin e teknologjisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.

“Shqipëria vazhdon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme me liderët ndërkombëtarë të industrisë, duke krijuar vlerë të shtuar për ekonominë dhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar ministri Nufi. Themelimi i “Fincantieri Albania” vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit industrial dhe ekonomik mes dy vendeve, me fokus të veçantë në sektorin detar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot