Talenti i Kombëtares me hapa “galopantë” te Juventusi

0%

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, Arman Durmishi duket se ia ka fituar besimin trajnerit Luciano Spalleti. Gjatë fazës përgatitore, “timonieri” italian e ka grumbulluar me ekipin e parë talentin, madje edhe me minutazh në këmbë. Sot përballë Chelsea, sulmuesi i Shqipërisë U-19, u inkuadrua në lojë përgjatë minutës së 75-të, në vendin e Jonathan David.

Kjo qasje, jep shpresë se Durmishi mund të “çajë” në ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër”, pas një kohe jo të gjatë. Përsa i takon ndeshjes, Juventusi fitoi 1:0 karshi Chelsea, vendosi goli i sulmuesit shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova, minuta e 68-të.

Burimi: Bota Sot