Një 39-vjeçar afrikano-verior u arrestua në Torreglia të Italisë një ditë më parë nga karabinierët, pasi akuzohet për rrahjen barbare me pasojë plagosjen e një 47-vjeçari shqiptar pas një sherri të dhunshëm në rrugë. I arrestuari ishte i njohur për precedentët e tij penalë të mëparshëm, i skeduar nga policia, ndërsa si bashkëpunëtor në krim u shpall në kërkim edhe një 39-vjeçar moldav.
Incidenti ndodhi në orët e para të pasdites së së dielës së kaluar, më 2 gusht, në Piazza della Torre në Torreglia. Një sulm i dhunshëm ndaj një burri të shtrirë përtokë, i cili ishte sulmuar nga disa persona, u raportua në numrin 112. “Qendra e Operacioneve e Kompanisë së Karabinierëve të Abano Terme dërgoi disa patrulla në vendngjarje.
Ekipet arritën në shesh brenda pak minutash, ku menjëherë identifikuan dhe arrestuan një burrë 39-vjeçar nga Afrika e Veriut, i cili ende po godiste me grushte dhe shqelma një burrë që po gjakosej përtokë. Viktima, e identifikuar si një 47-vjeçar shqiptar, banor i zonës, u shpëtua menjëherë nga personeli i 118 dhe u transportua në Spitalin e Terme për trajtim.
Ai pësoi thyerje brinjësh dhe mavijosje në fytyrë dhe u lirua nga spitali me një prognozë prej 40 ditësh”, informon media italiane. 39-vjeçari u arrestua dhe, me urdhër të Prokurorisë, u la në arrest shtëpiak në pritje të një seance dëgjimore për vërtetimin e dënimit.
Mbrëmjen e djeshme, ai u dërgua në burgun “Due Palazzi” në Padova pas shkeljes së urdhrit të tij të provës me shërbimet sociale.
